Deputeti britanik, Jeremy Corbyn ka reaguar lidhur me sulmin në në një spital në Gaza, duke e konsideruar si “tmerr të papërshkrueshëm”.
“Udhëheqësit tanë mund të kishin folur për paqe. Ata zgjodhën të brohorisnin për luftën në vend të kësaj”, ka shkruar Corbyn.
Deputeti britanik ka bërë thirrje që të ngritet zëri për një armëpushim të menjëhershëm.
“Ekzistenca e popullit palestinez është në rrezik”, ka thënë Corbyn.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se sulmi ajror izraelit në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në qendër të qytetit të Gazës ka rezultuar në të paktën 500 viktima.
Ministria e drejtuar nga Hamasi tha se të paktën 500 njerëz janë vrarë në një shpërthim që sipas saj ishte shkaktuar nga një sulm ajror izraelit.