Prifti kontrovers serb Velibor Dzomic, lëvvdoi kontributin e kryeministrit malazez në detyrë një mandat të tërë gati, Dritan Abazovic, aq sa të tradhtarit shqiptar Esat Pashë Toptanit, transmeton Gazeta Metro.
Nga këndvështrimi i priftit serb dikur famulltar i kishës ortodokse të Podgoricës dhe një i afërt i Mitropolitit Amfilohije, prift jashtëzakonisht kontrovers për fashizmin e theksuar serb, nderimi i Kishës Ortodokse Serbe, Abazovic mund edhe ti duket si Esat Pashë Toptani. Por nacionalistët e sovranistët malazez nuk e shohin të tillë.
“U tregua se një shqiptar pati guximin të rrezikojë kolltukun politik e ta kryejë atë akt historik dhe kështu ia arriti të bëhet figurë historike. Që nga Esat Pashë Toptani s’pati asnjë shqiptarë që në këtë mënyrë e respektoi Kishën Ortodokse Serbe” porositi Dzomic në emisionin ‘Relativizacija’.
Dzomic tutje përpiqej të argumentonte se Kisha Ortodokse Serbe nuk kishte vepruar si organizim politik në Mal të Zi viteve të fundit madje. Kur i gjithë aktiviteti në dukje ishte me synim pikërisht të minimit të shtetit malazias dhe identitetit të posaçëm malazias.
Këta komplotistë endeshin poshtë e përpjetë Manastirit Ostrog të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi me bekimin e Mitropoliti Amfilohije, që në kohën e luftës në Bosnje e Hercegovinë, pas bekimit të ushtarëve serbë u shtonte moralin të kryenin krime lufte me këngë patriotike serbe që i përcillte me lahutës.
Abazovic të martën ka dekoruar në Beograd në emër të qeverisë malaziase edhe familjen e tenistit serb Novak Djokovic, si kontribuues malazias në diasporë, e pikërisht gjatë pranimit të çmimit Srdjan Djokovic mohoi pikërisht ekzistencën e Malit të Zi si komb.