Nga: Owen Jones / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Teksa Rishi Sunaku ia ofron Izraelit mbështetjen “e padiskutueshme”, ia vlen të zbulohet se çfarë do të thotë kjo. Në nëntë ditët e fundit, të paktën 2 750 palestinezë janë vrarë nga bombat izraelite, rreth një e katërta e tyre fëmijë – sipas Ministrisë së shëndetësisë së Gazës. Asnjë fjalë pikëllimi apo keqardhjeje nga kryeministri ynë: masakra e tyre, me sa duket, përfshihet në atë që ai e përshkruan si “çdo e drejtë e Izraelit për të mbrojtur veten”. Asnjë dënim i bombardimeve të ambulancave dhe spitaleve pa energji elektrike, apo i vrasjes së mjekëve, gazetarëve dhe zyrtarëve të OKB-së.
Tashti është koha që Sunaku të njihet me nenin 33 të konventave të Gjenevës, mbi dënimin kolektiv, që thotë se “asnjë person nuk mund të dënohet për shkeljet që ai ose ajo nuk i ka kryer personalisht”. Po pasoja e rrethimit, de facto e miratuar nga qeveria jonë? Gaza është “duke u tharë”, deklaron agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, dhe në shkollat ku shumë prej tyre kanë kërkuar strehim, “në fakt ka mbaruar uji i pastër”.
Pasi mijëra njerëz marshuan në Londër kundër këtyre krimeve të padiskutueshme të luftës, dëgjuam reagimin e njohur për momentet e tilla: ku janë demonstratat tuaja kundër mizorive të Hamasit? Vrasjet e Hamasit ashpër janë denoncuar. Dhe, Hamasi nuk është i armatosur apo i mbështetur nga shteti britanik dhe nga aleatët e tij. Krahas mburojës diplomatike, që nga vitit 2015 Mbretëria e Bashkuar ka licencuar armë në vlerë prej të paktën 442 milionë funteve, për Izraelin, ndërsa aleati ynë kryesor, ShBA-ja, ofron rreth tre miliardë dollarë ndihmë ushtarake për çdo vit. Siç thotë me të drejtë deputeti konservator Crispin Blunt, për mbështetjen e Britanisë për pushtimet e Izraelit në Gazë: “Fakti i të qenit bashkëfajtor ju bën po aq fajtor ndaj palës që kryen krimin”.
Prokurorja e tij e përgjithshme, Emily Thornberry, është gjithashtu avokate që deklarohet: megjithatë, në televizionin kombëtar refuzoi të dënojë paligjshmërinë e ndërprerjes së ushqimit dhe energjisë elektrike. Sekretari i Jashtëm, David Lammy, refuzon të përgjigjet nëse ai mbështet urdhrat e Izraelit që njerëzit e Gazës të largohen. Një fletushkë dërguar deputetëve laburistë, i përgjigjet pyetjes se “Cili është qëndrimi i laburistëve ndaj raporteve se Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë?” – një akt ky i paligjshëm nëse përdoret kundër popullsisë civile – me “Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe për të shpëtuar pengjet”, së bashku me një konfirmim – në dukje kontradiktor – se ligji ndërkombëtar duhet të respektohet. Ata transmetuan bashkëfajësinë e tyre, ndërsa heshtin çdo kundërshtar: këtë fundjavë, deputetët dhe këshilltarët laburistë u paralajmëruan të mos merrnin pjesë në marshimin që protestonte kundër kësaj masakre.
Teksa tmerri po rritet, liderët laburistë lëshojnë deklarata të dobëta se si “mbrojtja e Izraelit duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, kur ata e dinë mirë se nuk është ashtu dhe se ata ndihmuan të jepej drita jeshile për këtë kriminalitet. Për vite të tëra, këta të ashtuquajtur të moderuar lëshuan qëndrimin liberal për një “rend të bazuar në rregulla”. E drejta e tyre për të kërkuar një nivel të lartë moral, përgjithmonë është zhdukur. Nëse ata nuk flasin kundër bllokadës së Gazës, mbështesin atë që prokurori themelues i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Luis Moreno Ocampo, thotë se “mund të konsiderohet si krim kundër njerëzimit dhe gjenocid”.
Pasojat? Deri në 4.7 milionë vdekje dhe për çfarë? Dështimi ynë për të kërkuar llogari nga politikanët është ajo që lejon që këto tmerre të përsëriten pafundësisht. Mos lejoni që të ndodhë më. Nuk ka pretendime se jeta palestineze ka vlerë të barabartë me një civil izraelit apo britanik. Por, jetët e tyre kanë rëndësi dhe ata që lejojnë fëmijët që të humbasin nën rrënoja, përgjithmonë duhet të jenë të mallkuar. /Telegrafi/