Rritet në 3.500 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 3.500 palestinezë janë vrarë dhe 12 mijë janë plagosur në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria u ndanë informacione të reja lidhur me humbjet e jetëve në sulmet që Izraeli ka kryer kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani. Në deklaratë thuhet se të paktën 3.500 palestinezë janë vrarë dhe 12 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës.

– Konflikti Izrael-Palestinë

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit në mëngjesin e 7 tetorit, të quajtur “Tufani i Aksa-së”.

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën dhe morën nën kontroll portën kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael. Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet brenda Izraelit dhe ushtria izraelite nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Raportohet se 1.405 izraelitë, përfshirë 306 ushtarë humbën jetën ndërsa 3.968 u plagosën në sulmet e kryera nga Gaza.

Thuhet se 69 palestinezë janë vratë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Së fundmi, në sulmin që Izraeli zhvilloi më 17 tetor ndaj spitalit Al-Ahli Baptist në Gaza, u vranë 471 palestinezë ndërsa 342 u plagosën prej të cilëve 28 në gjendje të rëndë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme