Gazetar: Adnan Qaili
Si do të binden rreth 1260 funksionarë të shtetit për korrigjim të pagave, kjo pritet të shihet brenda këtij muaji ndërsa po hartohen ndryshimet në ligjin për pagat. Ekzekutivi nuk ka merakun e vetëm 20 ministrave dhe zëvendësve të tyre, e drejtorëve të institucioneve publike, por mësohet se kundërshtimet më të mëdha vijnë nga krerët e komunave, gjykatësve dhe prokurorëve. Megjithëse me rritje prej 78% deri më tani ata kanë marrë 6 paga, akoma nuk dihet se korniza ligjore a do të miratohet në Kuvend brenda vitit. Ministri Bekteshi tha se paga e tij është esenciale, por nuk është burimi i vetëm financiar familjarë.
“Sigurisht që paga është e nevojshme për çdonjërin që punon si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Për të hyrat e mia personale janë të deklaruara në listën anketuese të publikuara. Sa rëndësi ka rritja apo ulja e pagave secili e vlerëson vet. Nëse grupi i punës vendos për ulje apo ngrirje të pagave nga unë do të jenë të përkrahura si anëtarë i qeverisë”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.
Kryeministri Kovaçevski deklaroi se në një ose dy javët e ardhshme duhet të ketë zgjidhje për lartësinë e pagave të të zgjedhurve dhe të emëruarve, e cila do të jetë e pranueshme, e qëndrueshme dhe nuk do t’i nënshtrohet anulimit nga Gjykata Kushtetuese. 5 ministrat në grupit të punës, të cilët u angazhuan të përgatisin materialin e draft-ligjit të ri, kanë interpretime të ndryshme. Sipas kryeministrit Kovaçevski së pari, duhet të arrihet një zgjidhje që do të bëjë një vlerësim të drejtë të punës së secilit.
“Njerëzit punojnë për paga! Ka disa që thonë se do të punoja pa rrogë, por unë nuk iu besoj atyre. Duhet të gjendet zgjidhje që do të vlerësoj drejtë punën e çdonjërit, kjo është një opsion kurse tjetri opsion mund të shkohet në drejtimin tjetër duke bërë zgjidhe populiste, dy prej të cilave u shfuqizuan nga Gjykata Kushtetuese. Njëra ishte kur u ngrinë pagat e funksionarëve dhe kur sekretarja e AKE kishte pagë më të lartë se ministri i Financave apo nga Presidenti i shtetit apo qeverisë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Aktualisht pagat e funksionarëve rregullohen me dy ligje. Ligji për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar që rregullon pagën e kryetarit të shtetit, kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të qeverisë, të gjithë kryetarëve të komunave, të gjithë gjyqtarëve, prokurorëve; dhe Ligji për deputetët që rregullon pagat e deputetëve.
Me ligjet aktuale nga janari po këta funksionarë mund të kenë rritje shtesë prej 300-500 euro, por autoritetet thonë se kjo nuk do të ndodh, ashtu siç nuk thonë as nëse do të ketë ulje drastike. /Alsat.mk