Anulohen udhëtimet me traget drejt portit të Barit dhe anasjelltas. Autoriteti Portual në Durrës: Çfarë ndodh me lundrimet drejt Ankonës

Si pasojë e motit të keq që pritet të përfshijë brigjet e Adriatikut, Autoriteti Portual i Durrësit njofton se do të anulohet lundrimi i trageteve në drejtim të Barit dhe anasjelltas.

Ndërkaq, lundrimet drejt portit italian të Ankonas do të vijojnë normalisht.

Njoftimi
Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt Barit(Itali) dhe anasjelltas.

Referuar parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga 7-8 bft.

Jemi në vigjilencë të plotë për monitorimin e situatës deri në rikthimin në normalitet të kushteve të motit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme