Spasovski: MPB-ja punon intensivisht në zbardhjen e incidentit të djeshëm

Spasovski: MPB-ja punon intenzivisht në zbardhjen e incidentit të djeshëm

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski deklaroi sot se dikasteri që ai drejton (MPB) po punon intenzivisht në zbardhjen e incidentit të djeshëm që ndodhi në Qendrën tregtare East Gate.

“Sigurisht që siguria nuk është cenuar, organet kompetente janë në terren dhe po punojnë. Fokusi është në kryeqendër, kjo për shkak të madhësisë dhe jo për tjetër. Sa i përket incidentit të djeshëm, po punohet intenzivisht. Krime ndodhin gjithkund, në secilën pjesë. Kështu që po ndërmerren aktivitet gjatë gjithë kohës. Në mënyrë permanente po punojmë, për zbardhjen e incidenteve të këtilla”, deklaroi Spasovski.

Ministri Spasovski u shpreh i prerë se MPB-ja u ka shpallur luftë strukturave kriminale, ngase sipas tij siguria e shtetit dhe qytetarëve është mbi të gjitha.

“Se bëhet fjalë për qërim hesapesh, bëhet fjalë për qërim hesapesh. Praktikisht ato grupe kriminele që janë shkatërruar. Vetëm muajin e fundit kemi arrestuar tre persona, që ndërlidhen me këto grupe kriminale të cilat dikush për 30 vjet i ka krijuar. U kemi shpallur luftë strukturave kriminale, dhe këtu nuk do të ndalemi sepse siguria e shtetit dhe qytetarëve është mbi të gjitha”, tha Spasovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme