Edona: Kosova më e shtrenjtë se Gjermania, 3 sene 400 euro.
Banorët e shtëpisë më të famshme në vend Big Brother VIP Kosova 2 kanë fituar vetëm 45 për qind të buxhetit javor.
Në krye me lideren e shtëpisë, Albën ata kanë bërë blerjen e produkteve esenciale e ushqimore për këtë javë.
Por, ishte Edona ajo e cila nga këto blerje kishte vërejtur diçka. Sipas saj, jeta në Kosovë është bërë më e shtrenjtë se në Gjermani.
“Tri sene u bonen 400 euro, në Kosovë jemi. Shumë bre shtrenjtë. Kosova më shtrenjtë se Gjermania ish, qysh po munden njerëzit me jetu këtu. Këtu 1000 euro s’të dalin”, tha ajo.