Gjykata e Apelit në Bruksel kthen në rigjykim vrasësin e Enver Hadrit

Gjykata e Apelit në Bruksel ka shfuqizuar aktgjykimin në të cilin Andrija Draskoviq u dënua me burgim të përjetshëm për përfshirje në vrasjen e Enver Hadrit në vitin 1990 në Bruksel, ka thënë për Tanjug avokati i tij, Veljko Delibasiq.

Gjykata pranoi apelin e mbrojtjes për të shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe ka urdhëruar rigjykim.

“Novosti” shkruan se vendim i njëjtë supozohet të jetë marrë edhe për Veselin Vukotiq dhe Bozhidar Spasiq, të cilët gjithashtu janë dënuar nën akuzën e njëjtë me Drashkoviq.

Familja e aktivistit të vrarë shqiptar nga Kosova, Enver Hadri, pas vendimit për aktgjykimin e gjykatës belge muaj më parë, e cila për vrasjen e Hadrit i dënoi me burg të përjetshëm ish-serbët e UDB-së, Bozhidar Spasiqin dhe kriminelët Andrija Drashkoviq dhe Veselin Vukotiq, patën thënë se është fitore e madhe e drejtësisë.

Enver Hadri u vra në vitin 1990 në Belgjikë. Ai ishte aktivist për të drejtat e njeriut dhe angazhohej fuqishëm për pavarësinë e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme