Paga e drejtorit të Trustit e barabartë me 35 pensione të veteranëve të luftës së UÇK-së

Edhe pse Kosova hyn në radhën e vendeve më të varfra në Europë, ajo nuk është ‘kursyer’ ndaj disa zyrtarëve shtetërorë të saj.

Drejtori Menaxhues i Trustit, Ardian Zalli, vazhdon të jetë kampion me pagën e tij.

Ai vazhdon të jetë paguhet më shumë se presidenti Hashim Thaçi, kryeministrit Isa Mustafa dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, shkruan Sakte.net.

Zalli, në deklarimin e pasurisë ka thënë se merr 62,686 euro pagë vjetore, që bie mbi pesëmijë euro pagë mujore. Paga e tij është më e lartë në institucionet publike.

Ardian Zalli 2

Përderisa paga mesatare në Kosovës është 350 euro në muaj (kjo statistikë vlen për të punësuarit në sektorin publik, ndërkaq për të punësuarit në sektorin privat paga mesatare është 150 euro në muaj), disa zyrtarë të shtetit gëzojnë të tjera privilegje.

Tri top-pagat më të larta në Kosovë, janë ajo e drejtorit të Trustit, Ardian Zallit, i cli merr një pagë prej   5 mijë 223  euro në muaj, paga e drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, që merr pagë 5 mijë e 182 euro në muaj, si dhe paga e guvernatorit të BQK-së, Bedri Hamza, i cili merr 4 mijë e 328 euro në muaj, ose 52 mijë euro në vit.

Pra përderisa, Adrian Zalli, drejtor i Trustit pensional të Kosovës, nga buxheti i shtetit merr pagë hiq më pak se 6 mijë euro në muaj, situatë krejt ndryshe është me çlirimtarët e vendit.

Për veteranët e UÇK-së, shteti i Kosovës është kujtuar që vetëm 17 vjet pas lufte, tua ndajë një pension prej 170 euro në muaj me kushtëzime të caktuara. Veteranët e luftës që e gëzojnë këtë pension nuk kanë të drejtë në punësim.

Kjo situatë, nga institucionet e vendit konsiderohet si, rregull dhe disiplinë, por edhe balancë sa u përket pagave të zyrtarëve shtetërorë. Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme