Vesa merr mesazh emocionues nga nëna e saj: Jemi me ty në çdo hap që ti merr.
Sonte në Prime, Vesa ka rrëfyer historinë e saj me ish të fejuarin, tradhëtinë nga ish shoqja dhe për abortin e saj për të cilën tha se nuk e kanë ditur prindërit e saj.
E pas kësaj Vesës i ka ardhë një mesazh frymëzues nga nëna e saj.
“Vesa jone e dashur, po te ndjekim, jemi me fat qe kemi rritur nje vajze si ti, mos u shqeteso per neve, jemi me ty ne çdo hap qe ti merr, tregoje zemren tende te bardhe, ne do te jemi ketu per ty, mami e ka vetem nje brenge qe skam qene afer teje ne momentet e tua me te keqija, te pershendes dhe te dua shume”, ishin fjalët e nënës së Vesës.