Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (09.11.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 273 masa, nga të cilat 34 për tejkalim të shpejtësisë, 37 masa për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, shkruan Alsat.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 15 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 37 sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë, katër për kalim në semafor të kuq…
“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk