Policia në Shkup gjobit 241 shoferë, 45 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (13.11.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 241 gjoba, nga të cilat 45 për tejkalim të shpejtësisë, 22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, nëntë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

“Janë vendosur dhe 17 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 29 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, pesë gjoba për kalim në semafor të mbyllur. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB-ja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme