Gazeta izraelite Hareetz raportoi, duke cituar një hetim policor, se Hamasi nuk kishte planifikuar paraprakisht sulmin në festivalin e muzikës Nova më 7 tetor, dhe se helikopterët ushtarakë izraelitë vranë civilë në të shtëna pa dallim.
Një burim i tha Haaretz se hetimi i tyre policor tregon se një helikopter i IDF-së qëlloi mbi anëtarët e Hamasit pasi mbërriti në vendngjarje. Ndërsa synonte autorët, helikopteri goditi edhe vizitorët e festivalit, transmeton Telegrafi.
Sipas burimeve policore, festivali ishte planifikuar fillimisht për të enjten dhe të premten, ndërsa dita shtesë e së shtunës është shtuar vetëm të martën e asaj jave, me kërkesë të organizatorëve. Ndryshimi i minutës së fundit përforcon vlerësimin se Hamasi nuk ishte në dijeni të ngjarjes.
Një gjetje që mbështet këtë vlerësim, sipas policisë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të sigurisë, është se operativët e parë të Hamasit mbërritën në vend nga autostrada 232, jo nga drejtimi i kufirit. /Telegrafi/