Luiz Ejlli do të bëhet baba, konfirmimin e jep ‘me zë dhe figurë’ përmes këngës së re tepër emocionuese.
Një teskt shumë i ndjerë, me pritshmëritë e babait për herë të parë. Muzikë tipike për këngët e tij, ndërsa klipi përmbledh gjithë dashurinë e çiftit të lindur nga BBV, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.
Vetë prezantuesja televizive është pjesë e klipit, në të cilin, bashkë me parnterin zbulojnë se do të bëhen prindër. Tashmë nuk ka më mistere mbi këtë gjë, thashethemet marrin fund, shtatzania e Kiara Titos konfirmohet me zë dhe figurë.
Këngëntari shkodran ka publikuar këngën më të re, dedikim total për këtë lajm të gëzueshëm, të titulluar “Frymë”. Në klip shihen disa prej momenteve të tyre më të bukura, qoftë te gjinekologu që bën vizitën dhe të dy shohin për herë të parë “screen” e vajzës së presin të sjellin në jetë.
Nuk mungon as vrapi në mal pas njëri-tjetrit, të hareshëm për atë që presin, me fituesin e BBV të fundit, që puth barkun tashmë të fryrë të partneres.
Duket si një film i bukur, i kuruar në të gjitha detajet, tekst, mesazh, melodi, këngë dhe klip, kënga e re e Luiz Ejllit, e cila është mirëseardhja më e bukur e mundshme për vajzën e tyre të parë, që mezi po e presin t’iu bashkohet në këtë jetë.