Pothuajse 200 milionë familje u regjistruan në Bashkimin Evropian në vitin 2022, dhe 24.3 për qind e familjeve kishin të paktën një fëmijë, njoftoi Eurostat.
Në Bashkimin Evropian vitin e kaluar, 12.1 përqind e familjeve kishin një fëmijë, 9.3 përqind e familjeve kishin dy fëmijë dhe vetëm tre përqind e familjeve kishin tre ose më shumë fëmijë, sipas faqes së internetit të Eurostat.
Përqindja e familjeve pa fëmijë është 75.7 për qind.
Numri i përgjithshëm i familjeve në BE u rrit me 6.9 përqind midis 2012 dhe 2022, ndërsa përqindja e familjeve me të paktën një fëmijë ra me 2.4 përqind në të njëjtën periudhë.
Përqindja më e lartë e familjeve me të paktën një fëmijë u regjistrua në Sllovaki – 33,9 për qind, Irlandë – 32,2 për qind, Qipro – 30,6 për qind, dhe më e ulëta në Finlandë – 18,4 për qind, Gjermani – 20,1 për qind dhe Holandë – 21,8 për qind.
Nëse analizojmë vetëm amvisëritë në të cilat jetojnë fëmijët, qytetarët e BE-së në numrin më të madh të rasteve kanë një fëmijë, 49,5 për qind e familjeve, ndërsa 38,1 për qind e amvisërive kanë dy fëmijë dhe 12,4 për qind e amvisërive kanë tre ose më shumë fëmijë.
Numri më i madh i familjeve me tre ose më shumë fëmijë është regjistruar në Irlandë dhe është 22.3 përqind e të gjitha familjeve me fëmijë.