Drejtori i spitalit al-Shifa është arrestuar nga forcat izraelite. Mediat e huaja raporton se Mohammad Abu Salmiya u arrestua ndërsa ishte në korridorin humanitar që shkonte në Rripin jugor të Gazës.
Al Jazeera citon Khalid Abu Samra, një shef i departamentit në spital, duke thënë se “Mohammad Abu Salmiya u arrestua së bashku me disa mjekë të tjerë të lartë”. Autoriteti i Transmetimit të Izraelit ka konfirmuar gjithashtu arrestimin.
Forcat izraelite pretendojnë se spitali më i madh i Gazës është përdorur si qendër komanduese nga Hamasi përpara se të pushtohej. Pak ditë më parë, IDF publikoi një video të një tuneli disa metra nën spital.