Osmani: Shqiptarët e Preshevës përballen me diskriminim etnik, ju nuk jeni vetëm

Në fjalën e saj në Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi se shqiptarët kanë lënë gjurmë nëpër botë, me kontributin, aftësitë dhe njohuritë në fusha të ndryshme.

Ajo u shpreh se mërgata shqiptare ka shërbyer si një urë lidhëse mes shteteve.

Ajo u ndal edhe te shqiptarët e Luginës në Preshevës, për të cilët tha se po përballen me diskriminim dhe spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative.

“Mos të harrojmë se vëllezërit tonë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc ende po përballen me diskriminim etnik dhe përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Sot iu them nga këtu: ju nuk jeni vetëm. Ne jemi me ju për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Roli historik i mërgatës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohës sfiduese ata ishin përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare. Është shtylla për lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Kanë qenë burim force për ne. Në vitet e 90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes”, shtoi Osmani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme