“Apostulli” erdhi edhe në Shkup!

Promovimi u konsiderua se ishte jo vetëm një njgjarje e bukur dhe me interes por solli në Shkup edhe vetë autorin Ilir Ikonomi.

Ikonomi tha se ky është vetëm vëllim i parë i librave për Nolin dhe përqendrohet vetëm në jetën e tij në SHBA. Ai tha se Noli ishte një thesar dhe inovator i madh. Siapas Ikonomit, Nolin, edhe pse prift ortodoks, shkonin në Boston tek kisha ta dëgjojnë edhe shqiptarë myslimanë.

“Fetë nuk janë të liga, por siç ua mësojnë shqiptarëve të farmakosura dhe të shtrembëruara janë të rrezikshme për vdekje”, tha thënë Noli, e tregonte autori i librit Ilir Ikonomi.

Për të pranishmit promovimi i librit në Shkup, në muzeun e një shenjtoreje katolike, për një prift ortodoks, tregon dëshminë që e ka theksuar edhe vetë Noli, se për shqiptarët rëndësi ka më shumë gjuha e pastaj të tjerat.
Promovomi i librit në Shkup i bëri edhe shqiptarët këtu pjesë e hartës kulturore dhe jo vetëm, të hapësirës mbarë shqiptare. Ky është libri i pestë i Ilir Ikonomit, ish gazetarit të Zërti të Amerikës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme