Presidenti Stevo Pendarovski, në një ceremoni në kabinetin e tij, sot ndau çmimin “Të rinjtë e suksesshëm” për vitn 2022. Ndër të shpërblyerit është edhe regjisori i njohur shqiptar Qëndrim Rijani, shkruan Alsat. Regjisori Rijani, është shqiptari i parë që merr një çmim të tillë në vend. Rijani mori këtë çmim në kategorinë Artisti i Ri më i Mirë që me arritjet krijuese gjatë vitit 2022 dha një kontribut të rëndësishëm në afirmimin e krijimtarisë teatrore maqedonase, si në vend ashtu edhe jashtë saj. Në këtë kategori me çmim u shpërblye edhe Darja Rizova. Ky çmim jepet si nxitje e mendimit kërkimor shkencor dhe punës artistike të të rinjve në vendin tonë./Alsat.mk
Më poshtë gjeni emrat e laureatëve të tjerë:
• Dr. Milka Ivanovska Hadzievska – Shkencëtarja më e mirë e re në shkencat sociale;
• Dr. Boban Karapejovski – Shkencëtari më i mirë i ri në humane;
• Dr. Gordana Kaplan – Shkencëtarja më e mirë e re në shkencat matematiko-natyrore dhe teknike;
• Dr. Filip Koneski – Shkencëtari më i mirë i ri në Shkencat Mjekësore;
• Mario Vanchoski – Talent i ri;
• Christian Lazarev – Njohje për arritjen e suksesit të veçantë dhe afirmimin e gjithëpërfshirjes;
• Darja Rizova dhe Qendrim Rijani – Artisti më i mirë i ri.