MPJ në hall, nëse vjen Lavrov, Kuleba nuk vjen

Gazetar: Avni Tahiri

Ende nuk dihet nëse kreu i diplomacisë ruse, Sergej Llavrov, do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së javën e ardhshme. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në konferencën e sotme për media bëri të ditur se ai dhe Ministria e Mbrojtjes ende nuk kanë vendosur nëse do ta lejojnë aeroplanin shtetëror rus të hyjë në hapësirën ajrore të Maqedonisë, siç bëri dje Qeveria.

“Negociojmë me Bullgarinë dhe Greqinë”. Nëse marrim vendim, nuk e shohim pse nuk do ta pranojnë, sepse vendimi i BE-së është i qartë, thotë: “Me përjashtim të takimeve që lidhen me OSBE-në, organizatat e tjera ndërkombëtare, meqë Llavrovi ishte në Nju-Jork, por në Kombet e Bashkuara, jo në Shtetet e Bashkuara”. Dhe këtu nuk vjen në Shkup, nëse vjen vjen në OSBE”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Një problem tjetër rreth ardhjes së Llavrovit vjen nga Ukraina, nga ku njoftuan se shefi i diplomacisë së tyre Dimitro Kuleba ka thënë se nuk do të vinte në Shkup nëse atje shfaqet Llavrovi. Por, puna është zgjidhur me sekretarin amerikan të Shtetit, Antoni Blinken. Për të është vërtetuar se do të vijë, por vetëm në darkën informale të ministrave të OSBE-së, e cila do të mbahet të mërkurën.

Ndryshe, sa i përket temave të Samitit do të dominojë problemi i zgjedhjes së shtetit të ri – kryesues, sepse Maqedonia do ta përfundojë mandatin e saj në fund të vitit. Për shkak të bllokadës ruse brenda organizatës, vendet anëtare ende nuk mund të bien dakord për një kryesues të ri. Malta është në lojë, por edhe opsioni që vitin e ardhshëm t’i vazhdohet mandati Maqedonisë. Osmani tha se vendimi pritet të merret të hënën.

Tema të tjera do të jenë lufta në Ukrainë, ndryshimet klimatike, rinia dhe shoqëria civile.

Sa i përket reagimeve në vend se Ministria e Punëve të Jashtme planifikon të shpenzojë afër një milion euro për të marrë me qira limuzina për delegacionet, Osmani tha se kjo nuk do të thotë se do të shpenzohen të gjitha paratë e planifikuara.

Me këtë rast Ministria e Transporteve ka kërkuar automjete nga kryetarët e komunave. Përgjigje pozitive ka dhënë vetëm Ramiz Merko nga Struga. Ai është i gatshëm ti dorëzojë katër automjetet e komunës, për blerjen e të cilave institucionet në vend kanë hapur hetime. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme