Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa një grua është gjetur e vrarë me armë zjarri në automjetin e saj.
Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ajo thotë se Policia e Kosovës ka marrë informacion, për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, rreth orës 20:20.
Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një automjet kanë gjetur një person pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas Ahmetit, mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.
Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimet dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.