Drejtoria e Doganave njofton se në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, fundjavën e kaluar, janë konfiskuar deviza të cilat një shtetas i Maqedonisë kishte për qëllim t’i fuste në mënyrë të paligjshme në vend. Sipas njoftimit bëhet fjalë për një shumë prej 7.000 euro.
“Për shkak të dyshimit, inspektorët doganor kanë kryer kontroll të detajuar të automjetit me të cilin personi udhëtonte dhe kështu në pjesën e përparme të motorit nën baterinë e veturës, në folio dhe në një qese plastike, janë gjetur deviza të huaja të fshehura, për të cilat personi nuk posedonte dokument për origjinën e tyre dhe nuk i kishe deklaruar”, thuhet në kumtesë.
“Sipas Ligjit për punë devizore, personi ka kryer kundërvajtje dhe ndaj tij është bërë kallëzim përkatës”, thonë nga Drejtoria e Doganave.