Detaje të reja janë mësuar nga atentati i mëngjesit të sotëm (14 dhjetor) në “Don Bosko”, Tiranë.
Policia ka identifikuar autorin, i cilin banon në zonën e “Don Boskos” dhe e ka banesën e tij vetëm 50 metra larg vendit të ngjarjes.
Mësohet se autori kishte 7 muaj që kishte dalë nga burgu, ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin i cili pas ngjarjes nuk largohet, por komunikon në telefon i revoltuar dhe me armë në dorë.
Policia po ashtu ka marrë në pyetje familjarët e autorit, por ka dyshime se ai është larguar nga zona.
Ndërkohë, Rudolf Zefi dhe vëllai i tij me origjinë nga Puka, vijojnë të deklarojnë se nuk kanë konflikte dhe nuk janë persona me precendent penal.