Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se më datë 14.12.2023 në ora 18:50, në rrugën “Gjorgji Abadjiev” në Prilep, zyrtarët policorë nën dyshimin se ka kryer vepër penale kanë ndaluar 51 vjeçarin S.B. nga Prilepi. Ggjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 1.620 copë mjete piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personit do të ngritët kallëzim përkatës.
Po ashtu, me datë 14.12.2023, zyrtarë policorë nga SPB Manastir në rrugën A-3 Manastir – Prilep në afërsi të një pompe të benzinës, gjatë kontrollit ndaj 25 vjeçarit D.T. nga Manastiri, janë gjetur një sasi e mjeteve piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit edhe ndaj këtij personi do të ngitet kallëzim përkatës.