Qendrat Rajonale të Menaxhimit të Krizave Berovë dhe Shtip përmes një komunikate kanë raportuar se rruga Berovë-Strumicë është plotësisht e mbyllur për shkak të reshjeve të borës dhe rënjes së pemëve në rrugë.
“Personat që aktualisht ndodhen në afërsi të Liqenit të Berovës nuk duhet të udhëtojnë dhe nëse kanë nevojë për ushqime dhe ilaçe duhet të telefonojnë në numrin 112 në QMK, pas së cilës Komuna e Berovës do t’ua dorëzojë ata që u nevojitet”, thuhet në njoftimin e QMK-së.