Një i vrarë dhe një i plagosur në burgun e Peqinit, ish-prokurori: Ngjarje shumë e rëndë! Këto institucione duhet të kalojnë të në sigurinë më të lartë

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, ka komentuar ngjarje  e rënë të një ditë më parë (15 dhjetor) në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku u vra me armë zjarri nga Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe u plagos Ilir Shaqja.


I ftuar në “Kjo Javë”, në News24, ai tha se kjo është një ngjarje shumë e rëndë, por duhet trajtuar si rast i izoluar.

Hajdari u shpreh se nuk do të rrihet vetëm me këto masa që janë marrë për shkarkimin e drejtuesve dhe punonjësve, ndërsa theksoi se është e domosdoshme kalimi i të gjitha burgjeve në sigurinë më të lartë.

“Kjo ngjarje ndodhi në një klimë kur drejtuesit e burgjeve merrnin vetëm përgëzime, erdhi si rrufe në qiell të hapur. Është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura ndonjëherë, por mendoj se duhet të trajtohet si ngjarje e izoluar. Mendoj se nuk do të rrihet vetëm me këto masa që janë marrë për shkarkimin e drejtuesve dhe punonjësve.

Është e domosdoshme kalimi i të gjitha burgjeve në sigurinë më të lartë. Është situatë e rëndë, por e izoluar. Gjendja në burgjet e vendit vitet e fundit janë përmirësuar shumë. Janë rritur kushtet e sigurisë.

Përmirësimi i këtyre masave do t’i shërbejë në të ardhmen, që vendosja në regjimin “41 biss”, të vendosen në kohë”, u shpreh ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme