Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (16.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 127 masa, nga të cilat 37 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri masa për përdorim të celularit, tri sanksione për kalim sinjal i mbyllur – drita e kuqe.
MPB apelon qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.