Si çdo fundvit edhe sivjet shumë mërgimtarë pritet të kalojnë pushimet dimërore në vendlindje.
Të paktën kështu njoftohet në itinerarin e publikuar nga ANP “Adem Jashari” për datën 18 dhjetor, transmeton IndeksOnline.
Fluksi pritet të rritet akoma më shumë nga e premtja ku nisin edhe zyrtarisht pushimet dimërore.
Sot fluturimet më të theksuara sipas itinerarit janë nga Gjermania e Zvicra, por nuk mungojnë as ato nga Turqia, Belgjika e Austria./IndeksOnline/