Mbahet takimi i Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut

Në Shkup mbahet takimi Ministerial i Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut.

Në këtë aktivitetet ministri i jashtëm Bujar Osmani dhe homologu i tij nga Shqipëria Igli Hasani do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp, për të bërë kalimin simbolik të kryesimit të Kartës së Adriatikut nga Maqedonia tek Shqipëria për vitin 2024.

Karta SHBA-Adriatik, është një nismë politike sigurie me karakter rajonal, e dakordësuar paraprakisht në Samitin e NATO-s në Pragë  në nëntor të vitit 2002, mes Presidentëve të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe SHBA-ve. Ajo u konceptua si kundërpeshë inkurajuese nga administrata amerikane për tre vendet e Ballkanit aspirante në NATO, pas mos ftuarjes së tyre në Samitin e Pragës për anëtarësim në NATO.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme