Vrau të dënuarin dhe plagosi një tjetër në burgun e Peqinit, del sot në gjyq Sokol Mjacaj, “blindohet” gjykata

I dënuari me burgim përjetë, Sokol Mjacajn, i cili mesditën e 15 Dhjetorit, vrau në qeli Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqajn, do të dalë sot (19 dhjetor)  në gjyq.


Mësohet se FNSH dhe forcat Shqiponjat kanë krijuar Perimetrin e Sigurisë përreth Gjykatës së Elbasanit, para fillimit të seancës ndaj 28-vjeçarit, që pritet të nisë në orën 10:00.

Ndërkohë bëhet me dije se  prokurori i çështjes është Xhelian Seferi dhe gjyqtare, Yrfete Shkreli.

Si ndodhi ngjarja

Mesditën e 15 dhjetorit, Sokol Mjacaj ka qëlluar nga dritarja e qelisë për vdekje Arben Leshin, i dënuar gjithashtu me burgim përjetë për vrasjen e shtetasit Agim Hoxha në vitin 2012 në Britaninë e Madhe. I plagosur ka mbetur edhe i burgosuri tjetër, shtetasi Indrit Shaqja.

28-vjeçari i ka shkuar viktimës tek dritarja e qelisë së tij, tek zona ku dalin për ajrim.

Si pasojë e plagëve të marra Arben Lleshi ka humbur jetën, ndërsa mbetet mister se si Sokol Mjacaj kishte siguruar armën brenda burgut të sigurisë së lartë.

Gjithashtu ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte urdhëruar vendosjen e tij në regjimin 41 bis.

Ndërkohë ende mbetet mister fakti se si e ka siguruar armën 28-vjeçari, ndërsa 12 zyrtarë të burgut të Peqinit janë arrestuar nga policia.

Dëshmia e Sokol Mjacaj

Sokol Mjacaj, autori i ekzekutimit të Arben Lleshit, ka refuzuar të pendohet dhe të bëhet dëshmitar, ndërkohë që për versionin e hyrjes së armës në burg nuk ka dhënë ende dëshmi.

“Armën e kam siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë”, ka dëshmuar Sokol Mjacaj para hetuesve, pas vrasjes në qelinë e burgut të Arben Lleshit.

Shkakun se përse e qëlloi Lleshin herë e lidh me faktin se ai nuk donte ta linte të kthehej në sektorin B të vuajtjes së dënimit dhe herë thotë se: “E vrava ngaqë pashë në televizor se Ulsi Manja do më transferonte në 41 bis”!

Por mësohet se versioni i 28-vjeçarit Sokol Mjacaj është rrëzuar nga Prokuroria pasi ka dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë.

Sokol Mjacaj rreth dy muaj më parë është takuar me dy familjarë të tij, pasi këta të fundit thuajse nuk e takonin fare. Ndërsa viktima Arben Lleshi nuk kishte kontakte me familjen prej më shumë se 3 vitesh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme