Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të qytetit të qytetit të Fierit ditën e sotme (20 dhjetor).
Mësohet se në grua ka dhunuar ish-bashkëshortin e saj, duke e shtrënguar prej fyti e duke i bërë presion, ndërsa qytetarët e tmerruar kanë njoftuar policinë.
Uniformat blu të cilat kanë mbërritur në vendngjarje i kanë shoqëruar të dy në komisariatin e policisë Fier. I dhunuari Llambi Rrumnici, me profesion inxhiner, ka shfaqur probleme shëndetësore për pak minuta pas dhunës së ushtruar nga ish-gruaja e tij.