Dibranët dynden drejt Maqedonisë së Veriut, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Qindra qytetar të Dibrës e Bulqizës janë përballur me radhë të gjata këtë të shtunë në doganën e Bllatës në kufi me Maqedoninë e Veriut. Shkak për këtë është bërë fluksi i lartë i dibranëve që dalin thuajse çdo fundjavë në shtetin fqinj për të bërë furnizimin e javës me produkte ushqimore dje për të mbushur automjetet me karburant.

Ata shprehen se janë përballur me radhë të gjatë pasi kjo pikë doganore punon vetëm me një sportel. Po ashtu, ata shprehen se shkojnë në Dibër të Madhe pasi çmimet e ushqimoreve janë shumë më lirë së në vendin tonë. Po ashtu, edhe çmimi i naftës është shumë më lirë së në Shqipëri.

Që prej rritjes së çmimeve, banorët e Bulqizës dhe Dibrës kanë bërë furnizmin në shtetin fqinj për shkak të çmimeve shumë më të ulta se në vendin tonë. /vizionplus.tv

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme