Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas operacioneve “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli” gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit.
Balla shkruan se janë arrestuar dhe proceduar penalisht 30 persona, ndërsa janë sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një sasi kokainë, 3 armë zjarri, municon luftarak dhe armë të ftohtë.
Ai shprehet se pret rezultate më të mira kryesisht në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale dhe të zbardhjes së atyre të ndodhura më parë.
Reagimi i Taulant Ballës:
♀️“SUNDIMI I LIGJIT” dhe “TEMPULLI”
30 shtetas të arrestuar/të proceduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Dibër dhe Elbasan.
Janë sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një sasi kokainë, 3 armë zjarri, municon luftarak dhe armë të ftohta.
Pres rezultate më të mira kryesisht në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale, të zbardhjes së atyre të ndodhura më parë, të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.