Kovaçevski pranon: Ka keqpërdorime dhe lëshime gjatë punësimit përmes balancuesit

Gazetar: Avni Tahiri

Problemi me funksionimin e balancuesit për punësime vazhdon të jetë i theksuar. Ndryshimi i përkatësisë etnike për një vend pune, është bërë dukuri e përditshme. Konkursi i fundit i Ndërmarrjes Publike Pyjet Kombëtare ka hapur shumë pikëpyetje, pasi kërkohet punësimi i dhjetëra shqiptarëve, në rajone ku pothuajse nuk ka asnjë banor shqiptar, siç është Pehçeva, Kavadari, Berova.

Problemet me funksionimin e balancuesit i pranon edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sipas tij përkatësia etnike mund të jetë profesion. Ai tha se për të gjetur zgjidhje dhe për tu bërë ndryshime duhet që të gjitha palët të ulen edhe të diskutojnë.

“Unë mendoj se përkatësia etnike nuk mund të jetë profesion dhe se profesioni definon diçka krejtësisht tjetër, profesioni definon shkollimin, aftësinë, përvojën, sjelljen, dhe me siguri do të vijë momenti ku mendoj se është shumë afër kur do të duhet të flasim për kritere të tjera lidhur me avancimin e shoqërisë sonë dhe mbi të gjitha mendoj për profesionalizmin, aftësitë dhe të një niveli të lartë udhëheqës profesional dhe menaxhues me të gjitha proceset e shtetit dhe këtu nuk mendoj vetëm për drejtor por edhe vende profesionale të cilat do të duhet të plotësohen me kandidatët më të mirë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Gjatë gjithë kohës ka pasur shumë keqpërdorime të balancuesit. Shumë qytetarë kanë ndryshuar përkatësinë e etnike vetëm e vetëm për të marrë një vendim pune. Rasti i fundit ishte ai në Radiotelevizionin publik ku në konkurs kërkohej shqiptar, në pozicionin e punës si zjarrfikës në Repartin e Mbrojtjes nga Zjarri, ndërsa komisioni për përzgjedhje vendosi për pranimin e një maqedonasi. Ai ishte deklaruar si shqiptar. Hartuesi i balancuesit, Ministria e Administratës dhe Shoërisë Informatike, ende nuk ka një zgjidhje për parandalimin e keqpërdorimit të balancuesit. Kohë më parë Ministria e Drejtësisë tentoi që këtë çështje ta zgjidh përmes grafës etnike në certifikatat e lindjes, por vendimi u pezullua nga Gjykata Kushtetuese. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme