VIDEO/ U kap me 45 kg kokainë, vihet në pranga shqiptari në Greqi: Emër i njohur në fushën e trafikimit të narkotikëve

Policia greke ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 45 kilogram lëndë narkotike e llojit kokainë në  një banesë në Koropi, Athinë.


Në pranga ka rënë shqiptari, Leka Vaska, një emër i njohur për autoritetet sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike.

Droga ishte e ndarë në 36 pako të standardizuara që kishin logo të ndryshme nga jashtë dhe brenda për të identifikuar sasitë.

Gjatë operacionit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një kallashnikov, pistoletë me 2 karikatorë dhe 149 fishekë.

Droga u gjet e ndarë mes dhomës së kaldajës dhe në një magazine, ndërsa fillimisht shqiptari ishte ndaluar me vetëm 17.5 kilogram kokainë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme