Flakët kanë shkrumbuar totalisht një banesë në Burrel, ndërsa flakët janë përhapur edhe në katër banesa të tjera ngjitur, të cilat për pasojë janë djegur pjesërisht.
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur evakuimin në kohë të të gjithë banorëve dhe për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Mat/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Burrelit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S.S.
Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.