Shtetasit e Maqedonisë janë të tretët në numër në listën e punëtorëve të huaj që zyrtarisht kanë pasur leje pune dhe kanë punuar në Kroaci vitin e kaluar.
Numri më i madh i punëtorëve të huaj në Kroaci, mbi 23 mijë, ishin nga shteti aziatik i Nepalit. Më pas pasojnë indianët, mbi 15 mijë punëtorë të huaj kanë punuar në Kroaci vitin e kaluar. Përveç Maqedonisë, në Kroaci ka edhe kontingjente të mëdha të punëtorëve të huaj nga Filipinet, Bangladeshi, Kosova, Turqia dhe Shqipëria. Në total, Kroacia ka lëshuar 172 mijë leje pune për të huajt për punësim të përhershëm, që është një rekord në këtë vend.