VMRO vendosë të jetë pjesë e Qeverisë Teknike – Këta janë emrat e ministrave që do të propozojë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski ka publikuar emrat e ministrave dhe zv. ministrave të kësaj partie që do të marrin pjesë në qeverinë teknike.

“Ministër teknik i Punëve të Brendshme do të jetë avokati Pançe Toshkovski, ndërsa i Punës dhe Politikës Sociale do të jetë Gjoko Vellkovski.  Elena Petrova do të jetë zv.ministre e Financave, Cvetan Tripunovski zv. ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Stefan Andonovski – zv. ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës”, tha Mucunski.

Ndërkohë më herët kryetari VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski bëri të ditur se deputetët e partisë së tij nuk do ta votojnë Talat Xhaferin për kryeministër të Qeverisë teknike, ata do të jenë prezentë në seancën e Kuvendit kur do të votohet Qeveria teknike, por nuk do të votojnë./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme