Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se nuk mund të flasë për zhvillimet në Aleancën për Shqiptarët dhe se nuk e njeh kuadrin e komisionit të partisë për emrat e rinj të propozuar të ministrave, megjithatë konfirmoi se deri më tani ka komunikuar vetëm me liderin e kësaj partie, Arben Taravari.
“Para dy ditësh kam folur me të dhe kam pasur gjithmonë komunikim zyrtar”, tha ish-kryeministri KOvaçevski derisa u përgjigj në pyetjen se kë njeh si legjitim, ASH-në e Selës apo ASH-në e Taravarit.
“Për mënyrën se si do të votojë grupi parlamentar i LSDM-së, do të votojë në përputhje me atë që do të dalë nga Qeveria dhe në bazë të qëndrimit të deputetëve të Aleancës”, shtoi Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen se si do të votojnë deputetët e tij nëse ka ndryshim të ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu.