Kuvend, filloi debati për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut

Në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi debati rreth pikës së parë të rendit të ditës, gjegjësisht shkarkimit të ministrave të ASH-së, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu. Kryeministri teknik, Talat Xhaferi tha se nuk ka asgjë kundër në planin profesional për ministrat e propozuar për shkarkim dhe se nuk ka asnjë vërejtje ndaj punës së tyre profesionale por vetëm se respekton procedurat ligjore dhe kushtetuese. Ndërkohë Fatmir Mexhiti, ministër në shkarkim u shpreh se është krenar që pas 8 majit sërish do të kthehet atje ku ka mbetur. Ai madje tha se për 11 muaj sa ishte në krye të ministrisë ka punuar dhe është angazhuar për të mirën e pacientëve dhe asnjëherë nuk ka ikur nga problemet dhe sfidat por është përballur me to.

“Kaluan 11 muaj që kur jam ministër, ku tregova se si duhet të punohet dhe si duhet të luftoj një ministër në interes të pacientëve. Nuk ka ikur nga problemet por jam përballur me to. Jam krenar se do të kem mundësi që të vazhdoj atje ku kam mbet”, tha Mexhiti i cili gjatë fjalimit të tij përmendi edhe bllokadat nga ministria e Financave për punësimin e mbi 100 personave si dhe pengesat për garazhet në kate, përmes të cilave kishte parapa që të zgjidh kaosin me parkingun në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.

“E lë në ndërgjegjen tuaj se si do të vetoni”, u tha deputetëve në fund të fjalimit të tij, ministri Mexhiti/Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme