Aksident në Fier, motomjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, përfundon në spital 34-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:30, në qendër të fshatit Kashisht në Fier, ku ka mbetur i lënduar një person.


Policia bën me dije se në aksident është përfshirë shtetasi me iniciale Sh. S., rreth 34 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti doli nga rruga.

34-vjeçari ndërkohë është dërguar në spital për ndihme mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 09.02.2024, rreth orës 14:30, në qëndër te fshatit Kashisht, Fier, në rrugë dytësore, shtetasi Sh. S., rreth 34 vjeç, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti doli nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme