Ndahet çifti i famshëm pas tetë vitesh martesë.
Kaya Scodelario dhe Benjamin Walker janë ndarë.
Aktorja 31-vjeçare dhe aktori 41-vjeçar u takuan në xhirimet e “The King’s Daughter” në vitin 2014. Ata u martuan në vitin 2015 dhe kanë dy fëmijë.
Një përfaqësues i tyre tha për revistën Us Weekly se ata u ndanë vitin e kaluar, duke shtuar: “Kohë më parë, Kaya dhe Ben morën vendimin e përbashkët për t’i dhënë fund martesës së tyre, por vazhdojnë të jenë të përbashkët me dashuri, teksa mbeten miqtë më të mirë. Ata kërkojnë që privatësia e tyre si dhe e fëmijëve të tyre të respektohet ndërsa vazhdojnë të ecin përpara si familje”.
Kaya është më e njohur për punën e saj në serialin në Mbretërinë e Bashkuar “Skins” dhe rolin e saj si Teresa në ekskluzivitetin Maze Runner.
Benjamin së fundmi u shfaq në Prime Video’s The Lord of the Rings: The Rings of Power.