Gazetar: Miki Trajkovski
Me afrimin e sezonit turistik, restorantet nga Struga dhe Ohri janë të shqetësuar se si do të përballen me mungesën alarmante të fuqisë punëtore. Një pjesë e mirë e stafit aktual si dhe ata që kryejnë arsimin e duhur, pritet të shpërngulen në Kroaci, në mars ose prill. Atje marrin rroga shumë më të larta se këtu.
“Stafi është shumë i vështirë për t’u gjetur, sidomos kamerierë dhe kuzhinierë. Është mungesë kronike për gjithë rajonin. Këto profile nuk mund t’i zëvendësojmë me shtetas të Nepalit dhe punëtorë të tjerë të huaj…”, tha Nasto Bogoeski- pronar restoranti.
Të rinjtë shpërngulen në Austri, Gjermani dhe Zvicër. Të moshuarit që kanë qenë në Evropën Perëndimore kohë të gjatë dhe që kanë kompanitë e tyre atje, i tërhiqen dhe menjëherë i punësojnë, thotë Kaba.
Gastronomët thonë se këtu nuk mund të ofrojnë paga më të larta, ndërsa ato aktuale i konsiderojnë relativisht të larta.
“…Ndonëse një kamerier fiton mbi 40 mijë denarë, nuk mund të gjejmë, edhe pse është rrogë mjaft e mirë për ne në Maqedoni, gjithashtu ka edhe bakshishe, por megjithatë ka mungesë”, u shpreh Nasto Bogoeski-pronar i restorantit.
Disa nga objektet gastronomike në Ohër dhe Strugë kanë punësuar tashmë njerëz nga vendet e largëta, veçanërisht nga Filipinet. Të tjerët kërkojnë staf të tillë, por ankohen se procedurat janë të gjata dhe komplekse. /Alsat.mk