Edona James: Kam kryer marrëdhënie shumë në jetën time, tani nuk dua të bëj me çdokë

Edona James ka qenë një personazh origjinal dhe pa filtra në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo shpesh ka ngacmuar banorët, gjersa herë pas here ka folur edhe për jetën intime.

E së fundmi në një intervistë për Prive, transgjinorja nga Suhareka ka folur rreth kësaj pjese.

“Kam kryer marrëdhënie shumë në jetën time, kam dëshirë tani me një person që e vlerësoj, se e njoh, se e kuptoj, se e kam një marrëdhënie shumë të mirë”, tha biondja.

Ajo më tej shtoi: “Nuk është sikur para dhjetë viteve, kur e kam parë dikë dhe kam bërë. Tani jo. E vlerësoj jetën shumë më shumë, nuk ia jap gjithkujt. Kam dashur të marrë vëmendje prej burrave”.

Edona ka qenë në mesin e katër finalistëve të Big Brother, ku ishte në garë me: Lumbardhin, Shqipen dhe Blerando.

Lumbardh Salihu theksojmë që u shpall fitues i edicionit të dytë, ku fitoi plot 144 mijë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme