Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është nisur për në Egjipt për një vizitë zyrtare, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan gjatë vizitës po shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek, ministri i Mbrojtjes, Yaşar Güler, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır.
Delegacioni u nis nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku presidenti turk po merrte pjesë në një samit.
Erdoğan u përcoll nga ministri i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Touq Al Marri, ambasadori turk në Abu Dhabi, Tugay Tunçer, konsulli i përgjithshëm në Dubai, Onur Şaylan, si dhe nga zyrtarë të tjerë.
Erdoğan do të pritet Erdoğan në Pallatin Al-Ittihadiya nga presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi dhe pastaj do të flasin në një konferencë të përbashkët për media pas takimeve dypalëshe dhe në nivel delegacioni.
Presidenti turk gjithashtu do të marrë pjesë në një darkë zyrtare të organizuar nga presidenti egjiptian.