Siç raporton media boshnjake slobodna-bosna, Petriqi është dërguar menjëherë në Burgun e Foçës së Bosnjës, përcjell klankosova.
Kujtojmë që edhe më herët Gjykata e Qarkut në Banja Lukë kishte miratuar dënimin e Petriqit në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Krimineli serb për të cilin dështoi ekstradimi nga Spanja në Bosnjë e Hercegovinë dy herë me radhë, njihet mjaft mirë nga të mbijetuarit e Masakrës së Dubravës.
Sinisha Petriq, njihet me nofkën “Zenica”, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe ishte dërguar në Dubravë si i burgosur, por aty i ishte dhënë një armë e kishte marrë pjesë në ekzekutimin e të burgosurve shqiptarë.
Në periudhën e luftës në Kosovë, ai kishte përfunduar në Burgun e Dubravës, ku serbët e dënuar me dënime të rënda, përfshirë dënime kapitale, kishin marrë një ofertë: të vrisnin shqiptarë të burgosur aty në këmbim të lirës.
Ai, bashkë me ekzekutorë të tjerë, lidhen me dyshimet për vrasjen e 95 shqiptarëve.