Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben Meir analizon dialogun Prishtinë-Beograd, dhe lëvizjet politike e ushtarake në të dyja anët.
Ai thotë se Serbia nuk do ta sulmojë asnjëherë Kosovën pasi nuk dëshiron një përplasje ushtarake me NATO-n e fuqishme.
Sipas ekspertit amerikan, presidenti serb Aleksandar Vuçiq po e bën të gjithë këtë retorike me kërcënime të kota, vetëm për të kënaqur Putinin.
Kjo pasi sipas profesorit Vuçiq nuk mund ta braktis Putinin.
“Dhe, sigurisht, ka një marrëdhënie, ka lidhje fetare, ka lidhje kulturore. Ai thjesht nuk mund të braktisë Rusinë, të braktisë Putinin. Mendoj se për sa kohë që Putini është në pushtet, ju mund të prisni që të sillet ashtu siç po sillet”, tha Ben Meir.