Sara bisedon me ish-partnerin: Ne mund t’i kishim lënë në hije banorët, duke bërë dramë

Sara po vazhdon të jetë më e komentuara e “BBVA” me lojën dhe deklaratat e saj brenda shtëpisë së këtij formati.

Pas hyrjes së ish të dashurit të saj, Endrik Beba, paksa ujërat janë trazuar.

Së fundi, dyshja kanë zhvilluar një bisedë me njëri-tjetrin.

Ishte Endrik ai i cili u shpreh i pakënaqur, pasi sipas tij atij po i drejtohen vetëm si ish-i i saj.

Sara nga ana tjetër theksoi se nuk dëshiron të bëjë telenovela, pasi kishte mundur të krijonte një histori këtu.

“Nëse ka pasur një trekëndësh që ishte shumë i fortë dhe të shiste histori këtu, do ishim unë ti dhe Bardhi. Dhe nëse do kishim luajtur këtë. Nëse do të donim të krijonim një histori, do të bënim drama të tre. Kemi pasur mundësi t’i lëmë në hije me një dramë, super telenovelë.”, u shpreh ajo.

Sara ka deklaruar se ka qenë e fejuar me Endrikun dhe se kjo ndodhi në 2015.

Ajo tashmë ka krijuar lidhje në “BBVA” me këngëtarin, Bardhi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme