Intervista profetike e Navalny para vdekjes: Nëse vendosin të më vrasin, do të thotë që jemi të fortë

Pas vdekjes së kundërshtarit të Putin, Aleksei Navlani, mediat kanë risjellë mesazhet e tij. Ai parashikoi fundin tragjik duke i bëri thirrje popullit rus që të mos dorëzoheshin për të drejtat e tyre. Këto qëndrime i shprehu në dokumentarin më titullin “Navalni” që fitoi një çmim Oskar në 2023-in.

“Nëse vendosin të më vrasin, do të thotë se ne jemi shumë të fortë. Ne duhet ta përdorim këtë forcë, nuk duhet të dorëzohemi, por të kujtojmë se jemi të shtypur nga njerëzit e këqij. Për të triumfuar, e keqja ka nevojë vetëm për njerëzit e mirë që nuk bëjnë asgjë. Prandaj mos rrini kot”.

Në atë kohë, Navalny fajësoi drejtpërdrejt Vladimir Putinin për helmimin. Por Kremlini e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen. Navalny i është bashkuar listës në dukje gjithnjë në rritje të  figurave të njohura që kanë ndërruar jetë në rrethana misterioze. Nga aksidentet ajrore, rrëzimet aksidentale nga dritaret, helmimet dhe problemet shëndetësore, fatet e disa prej atyre që guxuan të sfidojnë Kremlinin janë të panumërta.

CNN përmend vdekjen e Yevgeny Prigozhin, kreut të Ëagner dikur një nga oligarkët më të fuqishëm të vendit dhe anëtar i rrethit të brendshëm të besuar të Putini ndërroi jetë në vitin 2023.

Në këtë listë të gjatë është edhe Alexander Litvinenko, një ish-agjent rus, i kthyer në kritik të Kremlinit i cili u helmua në një hotel në Londër në vitin 2006. Litvinenko i cili pati një vdekje e ngadaltë dhe të dhimbshme në javët pas helmimit gjithmonë pohonte se Putini dhe Kremlini ishin përgjegjës për atë që i kishte ndodhur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme